Furnitor Shpërndarës porosish për Tiranën Alkos

Pershkrimi

ALKOS GROUP ALBANIA, Distributori Ekskluziv për tregëtimin e markave të njohura ndërkombëtare në fushën e Artikujve Shtëpiak dhe të Konsumit, Kozmetikës dhe të Kujdesit personal, me Zyra Qendrore në Autostradën Tiranë – Durrës, km 12, kërkon të rekrutojë staf për pozicionin:  Furnitor / Shpërndarës porosish  për Tiranën

  • Departamenti: Logjistikës
  • Vendndodhja: Tiranë
  • Kontrata: Sipas Kodit të Punës
  • Koha javore e punës: E Hënë - E Premte

Detyrat

  • Përgatitja e porosive në magazinë;
  • Ngarkimi i tyre në mjetin shpërndarës;
  • Përgjegjës për dorëzimin në kohë në destinacion të mallrave të porositura nga klienti;
  • Bën shpërndarjen e produkteve/mallit nga magazina qendrore te klientët;
  • Përgjegjës për inventarin e mallit të marrë në dorëzim nga magazina dhë për dëmtimin e mallit gjatë transportit;
  • Përgjegjës për masat administrative shtetërore për shkelje të Kodit Rrugor;
  • Mban pastër dhe miremban mjetin si dhe gjithë asetet në perdorim;
  • Mirëmban mjetin nga ana teknike.

Kualifikimet

  • Arsim i mesëm;
  • Eksperiencë pune si shofer, preferohet në distribucion;
  • Të jetë i pajisur me patente klasi B;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi;
  • Fleksibël me oraret e punës;

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ketu  ose apliko ketu  otigro.com

Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën hr@alkosgroup.al 

*Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale"